Mbrëmjen e djeshme një sherr ka ndodhur në Bilisht, ku është përfshirë edhe deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.
Deputeti i listës së sigurt të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e tij kanë qenë duke udhëtuar me makinë dhe në kryqëzim i kanë zënë rrugën një kamioni.
Ata janë përfshirë në sherr me drejtuesin e kamionit, ku Nallbati në një moment shikohet duke e goditur me grushte atë.
Dyshohet se sherri ka qenë për çështje parakalimi. Mësohet se Nallbati, vëllai i tij dhe shoferi i kamionit janë shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e ngjarjes.