-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Padi ndaj Dodikut, akuzohet për fyerjen e boshnjakëve

Kryesoret

Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviç njoftoi se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Stojanoviç tha, në një postim në Facebook, se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyen dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare”.

Duke folur para gazetarëve, më 29 prill, pas një takimi të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, Dodik prezantoi tezën që zgjidhje për Bosnje e Hercegovinën është që boshnjakët “të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, që Bosnje e Hercegovina të jetë me shumicë serbe”.

Duke mohuar identitetin e boshnjakëve, ai fyeu ata duke i quajtur “të konvertuar”.

Stojanoviç theksoi se ai ka obligim “institucional dhe moral që të reagojë kur kërcënohen themelet e shtetit – barazia, siguria dhe dinjiteti i qytetarëve të saj”.

“Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është opsion. Bosnje e Hercegovina është shtet i të gjithë njerëzve dhe qytetarëve të tij. Themelet e saj janë mbi luftën kundër fashizmit, mbi lirinë dhe barazinë. Është patriotizëm të mbrosh dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe të mbrosh vlerat mbi të cilat bazohet ky vend”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit