Në një intervistë për mediat greke lideri i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri dhe marrëdhëniet me Greqinë, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë optimist që do të heqim qafe qeverinë e Edi Ramës, e cila nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kriter, asnjë standard“, u shpreh Berisha në intervistën për LiFO.
Gazetarët grekë e pyetën për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe mundësinë për përmirësimin e tyre.
“Absolutisht”, u përgjigj ai. “Mund të ishin më mirë. Nuk ka asnjë arsye pse të mos jenë më mirë dhe jam thellësisht i bindur për këtë“.