Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Berat foli rreth programit. Berisha premtoi që brenda 100 ditëve të para do të shpallin paktin kombëtar për rininë. Gjithashtu premtoi edhe 30 mijë euro grant për çdo çift të ri.
“100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë, do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik a privat, nënkupton krijimin e zyrave të karrierës, startup fond me 10 mln euro për të financuar startup-et e çdo të riu, projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij, 5 mijë euro grant çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri.
Grantet do të jenë për startup teknologjike, por edhe për fermerë të rinj, punëdhënësi do të ketë një ulje 70% me taksa, shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si uji i paktë për ne, do bëjmë gjithçka që ata të rrinë, të gjitha këto, do marrim çdo masë të që të rinjtë të kenë çdo hapësirë, kuotat do jenë operative si në politikë dhe fushë tjetër, të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së high tech. 30 mijë euro grant për çdo çift të ri.”, tha Rama.