-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Thirrje publike drejtuar Task Forcës së SPAK për krimet zgjedhore!

Kryesoret

Belind Këlliçi: Një punonjës i ndershëm i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, informon se titullarja e institucionit Risena Xhaja, në bashkëpunim me Aurel Boriçin, këshilltarin besnik të Erion Veliajt, po tentojnë ta kthejnë këtë institucion në një shtab elektoral të Fatmir dhe Etjen Xhafës!

Fakti i mësipërm është lehtësisht i verifikueshëm, nëse SPAK ka vullnetin apo dëshirën të sekuestrojë pamjet filmike apo telefonat e këtyre shtetasve.

Në 3 ditët e fundit, kemi konstatuar dhe denoncuar përsëritjen e të njëjtës skemë të patronazhimit, blerjes së votës dhe shantazhimit me vendin e punës të Administratës Publike nga partia shtet!

Ndaj SPAK duhet të veprojë menjëherë sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë!

Garantojmë punonjësit e ndershëm të Administratës Publike, se për ne ata janë aset kombëtar dhe të tillë do të mbeten edhe pas fitores së PD më 11 Maj.

Prandaj duhet që ditën e dielë, ti drejtohen të lirë dhe të vendosur kutive të votimit, për ta bërë realitet sëbashku ndryshimin e madh që presin të gjithë shqiptarët.

Votoni për veten, për familjet dhe për fëmijët tuaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit