Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Berat u shpreh se rinia në Shqipëria është bërë si uji i pakët.
Berisha theksoi se për të gjitha burrat dhe gratë që do të kthehen në atdhe nuk do të kenë asnjë taksë për 5 vite. Gjithashtu nënvizoi se vendimet për të rinjtë do të merren me pëlqimet e tyre.
“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si uji i pakët për ne. ne do të bëjmë gjithçka që ata të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Për të gjithë burrat dhe gratë, kur të vendosin ë kthehen në vendin e tyre, asnjë taksë për 5 vite.
I garantoj se kuotat, në raport me grupmoshën, do të jenë operative, si në politikë, ashtu edhe në cdp fushë tjetër. Të rinjtë do të jenë promotorë të Shqipërisë së high-tech, AI, kriptomonedhave, block chain dhe data center-ave
Debati intensiv me influencerë dhe tiktok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë, do të merren vetëm me pëlqimet e tyre. Kombi duhet të ndryshojë qëndrimet ndaj tyre, në mënyrë që të qëndrojnë në Shqipëri”, tha Berisha.