Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se të gjitha problemet me shpërndarjen e zarfit me fletën e votimit janë shënuar dhe në fund të procesit do të diskutohet me kompaninë DHL që është kontraktuar.
“Ne kemi një marrëdhënie kontraktuale dhe ashtu si do cdo kontratë do të vlerësohet në përfundim të afatit të kësaj kontrate dhe kur ky proces të përfundojë do të ulemi për të parë si janë përmbushur detyrimet. Jemi shumë herët për të dhënë vlerësime se si DHL e ka kryer shërbimin.
Ne kemi shënuar cdo gjë sipas vlerësimit dhe gjykimit tonë, që meriton të shënohet për t’u diskutuar kur të vijë momenti me kontraktorin tonë. Kemi ndjekur të gjitha shqetësimet e partive politike për procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit në Greqi. Kemi marrë info edhe në rrjetet sociale.
Ka vetëm një mënyrë që ë detyron KQZ-në të angazhohet, problematikat janë individuale, edhe pse partitë janë në të drejtën e tyre. Deri tani janë 156 raportime në KQZ, 90 raportime lidhen me atë që zarfi i DHL-së është lënë në hyrje të banesës apo kutinë postare.
21 ankesa që DHL nuk pranon të vijë të marrë zarfin. 9 ankesa janë që nuk e kanë fletën e votimit dhe 4 nuk kanë marrë njoftim, mesazh nga DHL, 29 të tjerë kanë identifikuar problematika të ndryshme. 21 zarfe DLH nuk i ka shperndare akoma, 11 mije jane per problemet me kontaktin” tha Celibashi.