Prokuroria e Elbasanit ka regjsitruar procedim penal për “Shpërdorim i autoritetit policor” ndaj policëve të burgut të Peqinit.
Flamur Noka i denoncoi publiksht pasi ata po bënin fushatë në mbështetje të kandidates së PS-së për deputete Sara Mila.
Prokuroria informon se për kryerjen e hetimeve janë marrë në pyetje personat me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materile, si aprate celulare, DVR, etj.
“Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforcuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.”, thuhet në njoftim.