-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas votimit të dytë, Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Kryesoret

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar një votim parlamentar për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë në përpjekjen e dytë.

Në fillim Merz kishte humbur gjashtë vota nga shumica absolute që i nevojitej të martën në mëngjes.

Ndërsa pas disa orësh pasigurie Bundestag, partitë dhe presidenti i Bundestagut ranë dakord të mbanin një votim të dytë, të cilin Merz e fitoi me 325 vota, një shumicë prej nëntë votash.

Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish edhe gjatë së martës, raporton Reuters.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit