Egnatia është finalistja e dytë e ndeshjes për titullin kampion në Kategorinë Superiore, ku e pret Vllaznia.
Rrogozhinasit kanë përsëritur historinë dhe ashtu si një vit më parë, kanë përfituar nga rregullorja për të shkuar në ndeshjen finale.
Falë renditjes më të mirë në kampionat dhe rregullores së gjysmëfinaleve të “Final Four”, skuadrës së Tetovës i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit.
Barazimi 0-0 i dha mundësinë Egnatias të shkonte përsëri në finale, ku do të tentojë të mbrojë “fronin” e siguruar një vit më parë.