Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Drejtuesi i makinës A.S., është përplasur me një makinë që drejtohej nga oficeri i policisë B.M. Si pasojë janë lënduar B.M., dhe dy oficerë policie që udhëtonin në makinë.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.