-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku thirrje nga Fieri: Me 11 maj duhet të votojmë për të korrur atë që keni mbjellë

Kryesoret

Zv.kryeministrja Belinda Balluku në mitingin përmbyllës në Fier u ka bërë thirrje shqiptarëve që me 11 maj të shkojnë drejt kutive të votimit.

Balluku u shpreh që shqiptarët të votojnë për fëmijët e tyre, për Shqipërinë europiane dhe për pasaportën europiane. Ajo nënvizoi se me 11 maj duhet të shkojmë për të votuar atë që kemi mbjellë.

“Nuk kemi më kohë për të humbur.Nuk kanë kohë për të humbur të rinjtë dhe të rejat, nuk kanë kohë për të humbur pensionistët tanë. Në 11 Maj duhet të shkojmë drejt kutive të votimit, për fëmijët tanë, për Shqipërinë europiane, për pasaportën europiane. Ne jemi rritur këmbëkryq në mesdhe.Jemi një popull autokton, kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të arritur këtu sot.Me 11 maj të gjithë së bashku duhet të shkojmë të votojmë për të korrur atë që keni mbjellë”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit