-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Premtimet i bën të mëdha, por punët i ka zero

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Bardhi ka postuar një video dhe shprehet se Rama bën premtimet e mëdha por punët i ka zero. Ai thotë se kryeministri nuk ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. Gjithashtu bën thirrje për qarkun e Fierit që të votojnë pa frikën e Ramës.

“Besoj se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjeni Edi Ramës njësoj si unë: Gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh. Respekti nuk vendoset me frikë dhe me dhunë.

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama premtimet i bën të mëdha, por punët i ka ZERO. S’ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. ZERO!

Tallet me socialistët e qarkut Fier, tallet me rininë, tallet me gratë, tallet me pensionistët, tallet me fermerët! Edhe sot, bëri të njëjtën gjë nga Fieri!

Një kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim dhe të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!

Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit