Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës së fushatës në Elbasan. Berisha premtoi se në 100 ditët e para do të nxjerrë vendin nga mjerimi dhe nga varfëria e skajshme.
Ai premtoi rritje të pensioneve, ulje të energjisë elektrike dhe të naftës. Gjithashtu premtoi se në 100 ditët e para Shqipëria do të ketë listën e barnave që rimburson Italia.
“Jam sot para jush për tu dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrën më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo votre shqiptare varfërinë e skajshme, do të përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria. Çdo pensionistë që merr një pension nën 172 mijë lekë, do marrë një pension 200 euro. Çdo rrogulët do të marrë një rrogë jo më pak se 500 euro. Se cdo pensionist dhe rrogultë do të marrë ushqime me 20% ulje. Çdo qytetar shqiptar do të paguajë energjinë me 7 lekë, do të ketë ulje të çmimit të naftës me 40%
Ndaj jam sot në këtë shesh, se në 100 ditë çdo biznesmen i Elbasanit do paguajë energjinë tre herë më lirë. Jam këtu për tu dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë s’do mund të tatojnë më rëndë se 1%. Do përgjysmohet çmimi i ujit, do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH. TVSH do ulet në 15%.
Miqtë e mi, në 100 ditë Shqipëria do të ketë listën e ilaçeve që rimburson Italia. 100% të rimbursueshme.”, tha Berisha.