Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me qytetarët në Mirditë. Gjekmarka nënvizon se është koha për punë të ndershme dhe zhvillim të vërtetë.
Ai shprehet se Mirdita është zemra e vlerave, punës, qëndrimit dhe besimit tek e ardhmja. Gjithashtu nënvizon se Partia Demokratike është zëri i çdo familjeje mirditore, i fermerëve, i të rinjve që duan të ndërtojnë jetën këtu, në tokën e tyre, jo të largohen.
“Bashkë do të ndërtojmë një ekonomi që sjell mirëqenie në çdo shtëpi. Do të punojmë për një administratë që nuk i shërben partisë, por qytetarit. Për një shtet që nuk abuzon me pushtetin, por e vendos atë në shërbim të njerëzve.
Rubiku foli. Mirdita vendosi. Është koha të ecim përpara me PD, me qytetarët, me shpresën!
Le të jemi krenarë për këtë hap të madh. Le ta mbajmë gjallë frymën e fitores. Sepse Mirdita meriton më shumë. Sepse Rubiku meriton më mirë. Dhe së bashku, do t’ia dalim!
Për një të ardhme më të mirë, për një Mirditë më të fortë, me Partinë Demokratike!”, shprehet Gjekmarkaj.