Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 64-vjeçari, i cili e kishte kthyer shtëpinë e tij në Tiranë në një depo municionesh.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën:
7 karikatorë armësh
4 armë të ftohta
1 pistoletë me mulli
uniforma dhe mjete të ngjashme me ato të Policisë si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Ndaj tij është ngritur akuza për:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”