-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump thirrje palëve të ndalojnë sulmet

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit të ndalojnë menjëherë përplasjet ushtarake.

“Njoh shumë mirë të dyja palët dhe dua që të gjejnë një zgjidhje. Dua që të ndalojnë. Shpresoj që të ndalojnë tani,” tha Trump në një deklaratë për gazetarët lidhur me situatën e rënduar mes dy vendeve.

Ai shtoi se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse mund të ndihmojë në uljen e krizës: “Nëse ka diçka që mund të bëj për të ndihmuar, jam këtu.”

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes, ku janë 31 nga pala pakistaneze dhe 12 nga ajo indiane.

Shkak për përshkallëzimin e fundit të konfliktit u bë një sulm i përgjakshëm më 22 prill në një zonë turistike në Pahalgam të Kashmirit indian, ku u vranë 26 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit