Për të siguruar zhvillimin e sigurt dhe të organizuar të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të startojë nga qyteti i Durrësit më 9 maj, Policia e Shtetit ka shpallur masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij eventi prestigjioz. Gjatë periudhës së zhvillimit të garës, do të ketë disa kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve dhe parkimin, si dhe ndalime për kalimin e këmbësorëve në disa segmente të caktuara të qytetit. Ky është një aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar, dhe për këtë arsye është thelbësore që qytetarët të jenë të informuar për masat që do të merren, duke kontribuar në zhvillimin e tij të suksesshëm dhe pa probleme.
Interenari i Bllokimit të Rrugëve:
Në kuadër të organizimit të garës “Giro d’Italia 2025”, do të ketë kufizime dhe ndryshime të përkohshme në parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në disa segmente të qytetit të Durrësit. Policia ka bërë të ditur masat që do të merren për të siguruar një lëvizje të rregullt dhe të sigurt gjatë zhvillimit të garës:
Ndalimi i Parkimit:
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve të bllokuara për parkim:
Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
Rruga e Re e Portit
Rruga “Aleksandër Goga” (nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
Rruga “Adria” (nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
Rruga “Pavarsia” (deri në Plepa)
Ndalimi i Qarkullimit dhe Parkimit:
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
Segmentet e rrugëve të bllokuara për qarkullim:
Rruga “Mars 91”
Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit
Rruga “Pavarësia”
Ndalohet qarkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00:
Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00:
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Re e Portit
Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Policia i bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.