-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lituania dhe Letonia bllokojnë fluturimin e Vuçiçit për në Rusi

Kryesoret

Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, iu ndalua fluturimi mbi hapësirën ajrore të Lituanisë dhe Letonisë. Media serbe “Novosti” raporton se ky vendim erdhi për shkak të “ndjeshmërisë politike” lidhur me destinacionin e fluturimit të Vuçiçit, që ishte Moskë.

Ky ndalim vjen në një kohë kur Rusia është nën sanksione perëndimore për pushtimin e Ukrainës. Sipas autoriteteve letoneze, kjo ishte arsyeja për bllokimin e fluturimit. Ky rast është i ngjashëm me ndalimin që iu bë kryeministrit sllovak Robert Fico, për të parandaluar pjesëmarrjen e tij në një ceremoni historike në Poloni dhe Lituani.

Në mes të këtyre ngjarjeve, autoritetet ruse njoftuan se Vuçiç do të takohet me presidentin Vladimir Putin më 9 maj për bisedime dypalëshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit