-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Korçë: Katër ditë na ndajnë nga 11 Maji, që ndan dy epoka

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Korçë.
Berisha u shpreh se 11 maji ndan dy epoka. Ai tha se Korça nga një qytet i mrekullueshëm është boshatisur si kurrë në historinë e vet. Gjithashtu i ka uruar ditëlindjen edhe Ilir Vrenozit.

“Katër ditë na ndajnë nga 11 maji, që për ne shqiptarët ndan dy epoka. Përjetuam 12 vite narkodiktaturë, një regjim që bëri çdo për të përzënë korçarët dhe shqiptarët nga vendi. Korça, nga një vend shprese, nga një qytet i mrekullueshëm, u boshatis si kurrë në historinë e vet. U larguan jo se nuk donin vendin me gjithë këto pasuri, por u detyruan nga rënia ekonomike.

Rruga Korçë-Ersekë shembet çdo muaj. Ka 12 vite që nuk mbaron korridori për të ardhur në Korçë. Rama erdhi zi pazarxhi, teksa mendoi se mund të blinte njërin prej jush, sepse nuk duronte dot kritikat e tij. Por qytetari i Korçës, që i uroj sot ditëlindjen, rastisi me norma morale. I uroj edhe 100 të tjera Ilir Vrenozit!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit