Kina dhe SHBA do të takohen fundjavën e ardhshme në Zvicër për të hedhur themelet e negociatave tregtare, pas masave të vendosura nga Donald Trump ndaj mallrave kineze dhe përgjigjes së Pekinit. Ministria kineze e Tregtisë theksoi se Kina do të mbrojë pozitat e saj dhe do të kërkojë drejtësi gjatë diskutimeve.
Takimi do të zhvillohet mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve, ku palët do të diskutojnë mundësitë e zgjidhjes përmes negociatave. Në këtë kuadër, Kina ka njoftuar një ulje të normës së interesit dhe lehtësimin e kushteve për kreditimin për të mbështetur ekonominë e saj.
Ky takim është i pari publik nga dy ekonomitë më të mëdha në botë që përpiqen të zgjidhin këtë luftë tregtare, e cila ka shkaktuar ndikime të mëdha në ekonomitë globale.
/5pyetjet.al