-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi ndaj veturës së drejtorit të QKUK-së, arrestohet një i dyshuar

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar një i dyshuar për shpërthime ndaj veturës së ushtruesit të detyrës të drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari.

Vetura e Hajdarit u dëmtua më 30 prill, teksa gjendej e parkuar në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria tha se i dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K. u arrestua në Podujevë dhe  dyshohet për tri vepra penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, zjarrvënie dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit. Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit