-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Kryesoret

Nënpresidenti amerikan, JD Vance bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër shtetit fqinj mund të mos arrihet pa një format të tillë të negociatave.

Vance tha se Rusia “po kërkon shumë”, por po ashtu sugjeroi se Ukraina nuk duhet të fiksohet në idenë e një armëpushimi 30-ditor. Ai tha se dallime janë të mëdha, por shtoi se është optimist se ka gjasa për përfundimin e luftës.

“Nuk është e nevojshme të pajtoheni me arsyetimin rus për luftën, por duhet të kuptoni prej nga vjen ky arsyetim – t’i shtyjmë ata të flasin për atë që kërkojnë për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance në një ngjarje në Uashington. “Rusët po kërkojnë një sërë gjërash dhe ne mendojmë se po kërkojnë shumë”.

“Hapi që duhet të ndërmarrim tani është që Rusia dhe Ukraina të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Mendojmë se ndoshta është e pamundur të ndërmjetësojmë plotësisht të gjithë procesin pa pasur të paktën disa negociata të drejtpërdrejta”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit