Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 34-vjeçarit në Has. Sipas hetimeve dy ditë më parë pjesëtarë të familjes së viktimës kanë dhunuar babanë dhe nënën e autorit. Prindërit e autorit Ylber Jaku ndodhen në spitalin e Traumës.
Konfliktet për motive pronësie mes dy familjeve kanë nisur prej 10 vitesh, madje familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite.
Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.