Ditën e sotme një vrasje ka ndodhur në fshatin Pla në Has. 41-vjeçari me iniciale Ulje Jaku dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Rushit Sallahu 34 vjeç. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, si dhe Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Policia arriti që të arrestonte autorin e dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.