Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim elektoral në Shkodër ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe kritikon vendimin e qeverisë për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi gjithashtu arritjet e mëdha të vendit në procesin e integrimit në NATO dhe në avancimin drejt Bashkimit Evropian. Mediu u ndal edhe te politikat e kryeministrit Edi Rama, duke i akuzuar për përpjekje që, sipas tij, mund të dëmtojnë marrëdhëniet me SHBA-në.
Fatmir Mediu në Shkodër:“Shqipëria ishte madhështore kur në vend arriti demokracia, ishte madhështore kur hymë në NATO, kur liberalizuam vizat. Por, Rama kërkoi të shkatërrojë marrëdhëniet tona me SHBA-të. Dje, DASH tregoi se nuk pajtohet me vendim politik kundër Berishës dhe historisë së shqiptarëve. Sot, Sali Berisha po takohet me të gjithë liderët e BE-së, ja ku jemi sot me Chris LaCivita, me njerëzit më të afërt me Trump. 11 Maj është dita juaj, është dita e fëmijëve dhe familjeve tuaja.”
/5pyetjet.al