Tre ditë para zgjedhje, sot është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. I pranishëm në këtë evenimet ishte kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.
Pas certifikimit të pistës sot, më pas nisin edhe testet e hapjes graduale, për certifikimin përfundimtar të aeroportit.
Aeroporti i Vlorës ka pistën më të madhe në Ballkan. Aeroporti i Vlorës do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.