-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari tha se Berisha mund të shkojë në SHBA, Këlliçi: Të fala Sorosit

Kryesoret

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetin “X” se i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij përgjigja ka qenë pozitive.

Drejtuesi politik i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi thotë se lajmi ‘flet vetë’, duke lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane është një hap që do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, dhe se ai nuk mund të mbahet peng nga politikat e kaluara.

“Lajmi flet vetë [😃]

Vendimet politike të administratës së shkuar Biden, nuk mund të mbajnë peng marrëdhënien Shqipëri – Amerikë!

Të fala Sorosit [✌🏻]” shkruan ai.

A mund të shkelë Berisha në SHBA? Gazetari amerikan zbulon përgjigjen e DASH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit