-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Hoxha ka thelluar skandalin ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, duhet të largohet menjëherë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, lidhur me mesazhin fyes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka theksuar se ky veprim i Hoxhës përbën një skandal të madh dhe ka kërkuar që ai të largohet menjëherë nga posti i kryediplomatit.

Postimi i Këlliçit:

Feriti thellon skandalin, duhet të shkarkohet menjëherë!
Ferit Hoxha ka bërë një hap përpara sot, duke pranuar se është autor i mesazhit fyes e të papranueshëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Por menjëherë ka treguar fytyrën e vërtetë që ka çdo bashkëpunetor i Edi Ramës, arrogacën dhe papërgjegjshmërinë totale!
E cilëson etiketimin që u bëri shqiptarëve atje, si idiotë, si një gjë të parëndësishme, që ka kaluar, që duhet harruar.
Me këtë sjellje poshtëruese, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e thellon edhe më shumë skandalin. Pranon se është ai autori, por thotë se është e parëndësishme, se nuk ja vlen të merremi me atë çështje.
Pra sipasj tij, t’i fyesh shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga pozita e kryediplomatit, është normale dhe është çështje e vogël, e parëndësishme.
E vetmja gjë që duhet të bënte ky arrogant, është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqjen. Duke e thelluar edhe më shumë këtë skandal, Hoxha meriton shkarkimin e menjëhershëm.
Ai nuk përfaqëson as diplomacinë, as shtetin shqiptar.
Përfaqëson vetëm interesat e Edi Ramës, si kukull e tij që është.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit