Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e 8 majit, duke theksuar se ky do të jetë një moment ku qytetarët do të bashkohen në Tiranë për të kundërshtuar korrupsionin dhe padrejtësitë, si dhe për të mbrojtur integrimin europian të vendit, i cili sipas tij, është ndaluar nga qeverisja e Edi Ramës.
Postimi i Këlliçit:
8 maji do të jetë një ditë e bukur në Tiranë, ku njerëzit bashkohen në betejën kundër korrupsionit e padrejtësive, në mbrojtje të integrimit europian të ndalur nga Edi Rama.
Një pikë kthese ku secili, përtej simpative a përkatësive, ka vendin e tij në shesh, për atë që na shqetëson të gjithëve, e ardhmja e vendit tonë.
Shqipëria është në një moment të vështirë nga qeverisja e keqe, nga korrupsioni masiv, nga aferat e rënda financiare.
Heshtja ose pajtimi me këtë gjëndje do të ishte fundi i një vendi, i një shoqërie.
Ne mund t’i japim shpresë dhe zgjidhje duke qëndruar me fuqinë tonë para zyrës së krimit dhe korrupsionit.