Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një grup-kapitull tjetër u aprovua nga Brukseli për t’u hapur. Vendimi sipas kreut të qeverisë vjen tre ditë para zgjedhjeve.
“Mos e mbani në shtëpi, ta nisin zarfin, sepse më 11 Maj kanë mundësinë të jenë pjesë e këtij takimi të madh me historinë, historinë tonë europiane.
Grup kapitulli tjetër i negociatave u aprovua për tu hapur, kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24, mbeten dhe 11 për t’u hapur, kam besim dhe shpresoj që me fuqinë e re të Majit do të hapim edhe ato 11 të tjera brenda këtij viti.
Kështu që ky do të ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë në një vit dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat ne 3 vite. Kemi 2027 si afat dhe fati europian është në duart tona” tha Rama.