-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Vlorë, thirrje për votë dhe investime të mëdha

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Vlorë pasditen e sotme, ku ka mbyllur fushatën elektorale në këtë qark përpara zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama i ftoi socialistët vlonjatë të dalin në votime këtë të diel, duke theksuar se është jetike që PS të arrijë të sigurojë 9 mandate në këtë qark.

Ai foli gjithashtu për planet e investimeve për Vlorën në katër vitet në vijim, duke premtuar projekte të mëdha që, sipas tij, sot duken të pamundura. Rama ndau një episod me një shok të tij nga Tirana, i cili i kishte komentuar se mandati i 9 i Vlorës ishte parashikuar me një fitueshmëri prej 50%. Kryeministri u përgjigj duke i thënë se vlonjatët janë të mençur dhe se Vlora mund të nxjerrë edhe më shumë se 9 mandate, duke e theksuar se çelësi qëndron në motivimin e qytetarëve për të dalë në zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit