-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renzi: Meloni po përdor çështjen e Shqipërisë për propagandë

Kryesoret

Kreu i Italia Viva, Matteo Renzi, ka kritikuar ashpër Kryeministren italiane Giorgia Meloni, për deklaratat lidhur me çështjen e Shqipërisë. Ai e cilësoi këtë si një tallje me italianët dhe një masë të panevojshme, duke theksuar se kampet për emigrantët ekzistonin tashmë në Itali, dhe se veprimet e qeverisë italiane ishin një farsë propagandistike.

Sipas Renzi-t “Giorgia Meloni po tallet me italianët për çështjen e Shqipërisë. Nuk është e vërtetë që kjo është një masë e nevojshme. Kampet ekzistonin tashmë në Itali. Është një farsë e pahijshme për qëllime propagande.” Ai shtoi se “Janë 500 karabinierë dhe oficerë policie, të cilët, në vend që rrinë pa bërë asgjë në Shqipëri, mund të jenë në stacionet tona, në rrugët tona, në periferitë tona.”

Renzi kritikoi gjithashtu mënyrën se si qeveria italiane po e përdor këtë çështje për të manipuluar opinionin publik. “Është puna më gjigante propagandistike e bërë ndonjëherë nga një qeveri dhe është skandal që dikush e beson,” deklaroi ai. Ai përfundoi duke thënë se “Giorgia Meloni jeton në një realitet paralel,” duke i referuar veprimeve dhe politikave të qeverisë që ai i konsideron si të shkëputura nga realiteti i përditshëm i italianëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit