Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ka realizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Premtimi” në qarkun Shkodër, i cili ka për qëllim goditjen e aktiviteteve të paligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore, me qëllimin e parandalimit dhe goditjes së krimeve elektorale.
Operacioni ka përfshirë kontrolle ndaj gjashtë shtetasve dhe nëntë automjeteve të tyre në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar një sasi parash (në euro dhe lekë), tollona karburanti, telefona celularë, si dhe dokumente dhe lista me emra qytetarësh. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale, të lidhura me krimet zgjedhore.
/5pyetjet.al