Presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë mundësinë të hapur për uljen e tarifave ndaj Kinës, duke theksuar se ato tashmë janë në nivelin 145%, dhe se pritet të bien.
Ai shtoi se takimet mes delegacioneve të SHBA dhe Kinës këtë fundjavë do të zhvillohen në një atmosferë miqësore, dhe se mund të ketë një takim të ardhshëm me presidentin kinez, Xi Jinping.
Trump deklaroi se tarifat nuk mund të rriten më tej, pasi janë tashmë shumë të larta. Ai tha gjithashtu se, për sa i përket marrëveshjeve bilaterale, tarifa e 10% që administrata e tij ka vendosur për shumicën e vendeve mbetet në fuqi, dhe qëllimi i saj është të adresojë praktikat e padrejta tregtare të së kaluarës.
/5pyetjet.al