Gazeta amerikane ‘Washington Post’ shkruan se disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Donald Trump janë ribashkuar në Shqipëri, ndërsa përpiqen të ndihmojnë një kandidat me stil “trumpist” të fitojë në zgjedhjet e fundjavës, referuar Sali Berishës.
“Në mesin e tyre janë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkëmenaxher i fushatës së suksesshme të Trump në vitin 2024, anketuesi i vjetër i Trump, Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili ishte drejtues i fushatës së Trump në vitin 2016 përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për presidentin pro-rus të Ukrainës.
Treshja po punon për ish-kryeministrin dhe presidentin Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike të opozitës në Shqipëri, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama për të rikthyer demokratët në pushtet, edhe pse ai pret gjyqin për akuza për korrupsion” shkruan gazeta.
“Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të merrja parasysh të punoja ndonjëherë” tha LaCivita.