Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.
Begaj shprehet se Shqipëria i përket Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.
“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, shprehet Begaj.