India dhe Pakistani kanë fajësuar njëra-tjetrën për përshkallëzimin e tensioneve. Ndërsa SHBA dhe vende të tjera u bëjnë thirrje të dyja palëve të ulin tensionet.
Të enjten, Pakistani mohoi se kishte lëshuar dronë dhe raketa në tre baza ushtarake në Indi dhe në Kashmirin e administruar nga India, ku pati raportime për shpërthime në qytetin e Jammu gjatë natës.
Pakistani tha se kishte rrëzuar 25 dronë indianë. Ndërsa India tha se kishte shënjestruar mbrojtjet ajrore në Pakistan në përgjigje të masave të ngjashme nga Islamabadi.Gjithashtu India tha se sulmet e saj të para me raketa të mërkurën ishin një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë në Pahalgam muajin e kaluar.
Pakistani tha se 31 persona janë vrarë nga sulmet ajrore dhe të shtënat indiane. Ndërsa India tha se të paktën 16 persona u vranë nga bombardimet pakistaneze në anën e saj të kufirit de facto.
Kashmiri i administruar nga India ka parë një kryengritje dekadash e cila ka marrë mijëra jetë. India dhe Pakistani pretendojnë të dyja Kashmirin në tërësi.