-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Të dielën marrim të paktën 78 mandate

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte se PS do të marrë 78 mandate të dielën e 11 Majit.

Çfarë nuk ka bënë për të marrë Tiranën, me grabitje pasi u bënë të gjithë bashkë me kuç, me maç e me minj.

Ajo e përmbysja jone epike me 10 votat të cilat na dhanë një gëzim aq të jashtë zakonshëm, aq edhe të përkohshëm ishte në fakt testi më i vështirë i karakterit që farkëtuam hap pas hapi.

Dhe ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit, pas ngjitjes së pandalshme lart të Partisë Socialiste.

2 vjet pas atij poshtërimi, familja jonë e madhe e rimori skenën qendrën e politikës shqiptare ku jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë dhe ku do të qëndrojmë më të fortë se më parë, pas fitores historike të dielën më 11 maj, të PS.

Asgjë, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Dhe ajo që kundërshtarët nuk kanë për të kuptuar kurrë, është se kurrë nuk do të na mundin dot nëse nuk do të kuptojnë pse ne i mundim çdo herë edhe më fort.

Të marrësh më shumë vota se sa ne duhet të jesh më i mirë se sa ne, dihet ne nuk jem i më të mirët, por më të mirë se ne kështu si po shkojnë këto punë, kam frikë se do presim të dalin nga materniteti sepse në rrugët e Shqipërisë harrojeni.

Edhe ata që janë pruret e reja, janë humbëse, janë larg e më larg se ne. Ne do të të ngjitemi edhe më lart të paktën me 78 mandate” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit