-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thirrje diasporës: Dita e fundit e ballafaqimit, ju lutem dorëzoni zarfet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social i bën thirrje diasporës që të dorëzojnë në postën përkatëse zarfet me fletët e votimit.

Rama shprehet se 11 maj do të përcaktojë rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ai thekson se këto zgjehdje janë për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030 dhe se si do të përballojë dhe të mbyllë negociata në 2027.

“Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit Sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën, më 11 Maj. Ky është mesazhi i fundit që dua tu përcjell të gjithë motrave e vëllezërve tanë në diasporë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpia, ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit.

Për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj, do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, jeni në kushtet kur për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve, por keni shansin të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do t qëndrojë në opozitë.

Janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027″, shprehet Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit