-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet të dielën, Begaj thirrje: Vota është zëri juaj, merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj bën thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në votime ditën e dielë.
Begaj shprehet se 11 maj është ditë e veçantë për çdo shqiptar pasi kanë mundësinë për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe të familjes. Ai i ka ftuar që të votojnë ditën e dielë me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi.

“Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.”, shprehet Begaj.

Ai thekson se zgjedhjet e 11 majit janë një test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik. Presidenti nënvizon se vota është zëri i shqiptarëve dhe përmes saj merrte në dorë fati i tyre.

“Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.

Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike.”, thotë Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit