Policia e Kukësit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka zhvilluar kontrolle në banesat e G.P dhe K.P, si pjesë e një hetimi për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.
Të dy emrat janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Hetuesit janë duke verifikuar të dhëna të tjera që lidhen me dyshime për shpërndarje vlerash monetare në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik. Operacioni është pjesë e angazhimit të strukturave ligjzbatuese për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.