-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk diskutojnë për paqen në Ukrainë

Kryesoret

Keir Starmer, Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Friedrich Merz mbërrijnë në Kiev përpara një takimi për të bërë thirrje për armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar para mbërritjes së tyre, ata thanë se do të “qëndrojnë në Kiev në solidaritet me Ukrainën”.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, të diskutojmë zbatimin teknik të armëpushimit dhe të përgatitemi për një marrëveshje të plotë paqeje”, thanë udhëheqësit, duke shtuar se do të “shtojnë presionin” mbi Rusinë derisa të bjerë dakord për një armëpushim të qëndrueshëm.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka mbërritur në Kiev dhe me anë të në postimi në X thotë: “Kiev. Një ditë e rëndësishme na pret.”

Në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ai përshëndetet nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ditën e djeshme Zelensky tha se aleanca ishte e nevojshme për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie kundër agresionit rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit