Kryetari i Knessetit (Parlamentit) izraelit, Amir Ohana përshëndeti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shpallur Iranin si shtet sponsorizues të terrorizmit. Ohana ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe ligjvënësit shqiptarë.
“Udhëheqja juaj vendos një shembull të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Faleminderit”, thekson kryetari i Knessetit. Dje Kuvendi miratoi rezolutën që e cilëson Iranin si shtet që mbështet terrorizmin.









