-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarja në Maqellarë, policia njoftim: Referohen materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Kryesoret

Policia e Dibër ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maqellarë.

Në njoftim policia thotë se rreth orës 21:15 ka mbërrutur një telefonatë nga Xhemal Gjukshi, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike. Ai ka thënë se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Ndërsa materialet procedurale u referuan në SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjukshi 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Tollona nafte, paund dhe dollarë, detaje nga bllokimi i dy makinave në Maqellarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit