-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec, për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara

Kryesoret

Në Pogradec ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në kuadër të zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër.

Kryetari i KZAZ në Pogradec, Mandi Mekolli ka thënë se ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Ndërsa komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec.

Këtë vit për herë të parë në procesin e votimit janë përfshirë edhe gratë që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit