-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kundërshton shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të “Giro d’Italia”

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Partisë Socialiste drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”.

Në një shkresë zyrtare dërguar komisionerit Ilirjan Celibashi, PD e cilëson këtë kërkesë si abuzim me procesin zgjedhor dhe e refuzon kategorikisht. Sipas opozitës, eventi sportiv i organizuar nga qeveria në ditët më të ndjeshme të fushatës ka karakter propagandistik dhe synon përfitime elektorale.

“Zgjedhjet nuk mund të përshtaten me orarin e propagandës qeveritare. Është procesi zgjedhor që duhet të ketë përparësi absolute”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej, demokratët nënvizojnë se për shkak të “Giro d’Italia” është cenuar liria e lëvizjes dhe zhvillimi i fushatës së opozitës, ndërsa kërkesa e PS-së, e bërë vetëm pak orë para zgjedhjeve, cilësohet si një precedent i rrezikshëm që cënon barazinë e garës dhe integritetin e zgjedhjeve.

PD–ASHM i bën thirrje KQZ-së të refuzojë kërkesën dhe paralajmëron se çdo vendimmarrje në këtë drejtim do të konsiderohet si ndërhyrje në procesin zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit