-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda porosi policëve për zgjedhjet nesër: Profesionalizëm për të përmbushur këtë detyrë të shenjtë

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë porosi të gjithë punonjësve të policisë në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve ditën e nesërme. Proda i ka porositur që të veprojnë me maturi, gjakftohtësi për të përmbushur me sukeses këtë detyrë në interes të qytetarëve dhe vendit.

“Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, shprehet Proda.

Ndërkohë të gjithë punonjësit e policisë që janë angazhuar në procesin zgjedhor janë të pajisur me librin e xhepit ku janë detyrat që duhet të përmbushin ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit