-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Vuçiçit në Moskë nuk ndikon në procesin e integrimit në BE

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka pohuar të shtunën se vizita e presidentit Aleksandër Vuçiç në Moskë nuk do të shkaktojë ndalim të procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe as do të sjellë sanksione nga Brukseli. Në një deklaratë për Radiotelevizionin Shtetëror të Serbisë (RTS), Gjuriç theksoi se, megjithë vizitën e Vuçiçit, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian do të forcohen dhe se ky proces do të vazhdojë normalisht.

“Nuk ka asnjë rrezik për ndërprerjen e integrimeve evropiane dhe as për sanksione. Kjo do të bëhet e qartë shumë shpejt, dhe mund të presim një zhvillim pozitiv,” tha ai. Gjuriç gjithashtu theksoi se politika e jashtme e Serbisë do të mbetet e balancuar, dhe nuk do të dëmtojë aspiratat e vendit për integrim në BE.

Vuçiç, i cili mbërriti në Moskë javën e kaluar, mori pjesë në ceremoni për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ky udhëtim u pasua me kritika të forta nga Brukseli, pasi Serbia nuk është bashkuar me sanksionet që BE ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerimin, pati shprehur shqetësimin se vizita e Vuçiçit në Moskë mund të bëjë më të vështirë mbështetje për Serbinë në rrugën e saj evropiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit