-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet nesër, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:20 kanë mbërritur 180 144 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë dërguar gjithsej 245 935 zarfe, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 097, ndërsa 18 838 zarfe mbeten ende të pa tërhequra.

Italia kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të zarfeve të kthyera me 71.180, më pas vjen Greqia me 44 315. Ndërsa sipas qarqeve Tirana është në krye me 40.085 zarfe, Fieri me 24.142 dhe Durrësi me 18.973.

Ndërkohë çdo zarf që do të arrijë pas orës 19:00 ditën e nesërme do të shpallet i pavlefshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit